Maqedoni
Sh. F. “Ismail Qemali”, pajiset me 19 tabela smart
25.05.2021 14:19
Sh. F. “Ismail Qemali” në komunën e Çairit është pajisur me 19 tabela smart...

Sh. F. “Ismail Qemali” në komunën e Çairit është pajisur me 19 tabela smart. Tabelat digjitale do të jenë në shërbim të nevojave bashkëkohore të mësimdhënies në këtë shkollë, theksoi drejtoresha, Burbuqe Ymeri.
“Kjo do të mundësojë realizimin e procesit edukativo-arsimor në shkollë për të ardhur deri te qëllimi dhe kualiteti i procesit arsimor.”,- u shpreh drejtoresha e Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, Burbuqe Ymeri.
Këtë investim në vlerë prej afër 1.600.000 denarësh e kanë bërë komuna e Çairit së bashku me Shoqatën Aksionare MEPSO.
“Bota po hapëron shumë shpejt drejt dixhitalizimit, ky nuk është aspak një investim i thjeshtë por një hap shumë i rëndësishëm për proces cilësor edukativo-arsimor sipas standardeve bashkëkohore.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Me këtë donacion deshëm t’i përcjellim tre porosi: Porosia e parë që gjendjen ekonomike të keqe që e ka MEPSO ne do t; jemi përsëri pran; nxënësve. Porosia e dytë është që me këtë tabela smart është që nxënësit duhet të punojnë në drejtim të teknologjive smart dhe inovacioneve, ndërsa porosia e tretë është se MEPSO është këtu dhe të joshen në drejtime teknike që te kenë mundësi që të inkuadrohen ne kopanin tonë për shkak që kemi mungesë të madhe të kuadrove.”,- u shpreh Kushtrim Ramadani nga MEPSO.
I pyetur për mirëmbajtjen e oborrit të shkollave, kryeatri i Çairit Ganiu ka sqaruar se në të gjitha shkollat, përfshi Shkollën Fillore “Adem Jashari”, kjo është obligim i shkollave, megjithëse në rast nevoje ka vepruar edhe ndërmarrja publike paraqet dhe gjelbërimet, edhe pse nuk e ka për obligim.
REJHANE BUSHI METAJ
