Botë

Indi, situata me pandeminë drejt stabilizimit

25.05.2021 15:14

Situata me pandeminë ka filluar të stabilizohet edhe në Indi....

Situata me pandeminë ka filluar të stabilizohet edhe në Indi. Për herë të parë që nga 14 prilli India ka shënuar rënie nën 200 mijë numri rasteve ditore me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3511 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 307.231. Ndërsa me 196.427 raste, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive arriti në 26.948.874. India ndodhet ende në pozicionin e vendit me numrin më të latë të vdekjeve dhe rasteve ditore të regjistruara çdo ditë. Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë deri tani janë vaksinuar rreth 200 milion njerëz. Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”. Deri tani Pothuajse 3.5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga virusi korona në të gjithë botën, janë infektuar rreth 168 milionë ndërsa janë shëruar 149 milion persona.
 
Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të renditjes së vendeve me më shumë raste, dhe me  590 mijë viktima, e pasuar nga India  me 303 mijë dhe Brazili me 449 mijë viktima. Ndërkohë Irlanda e Veriut është vendi I fundit nga Mbretëria e Bashkuar që ka lehtësuar raundin e fundit të kufizimeve anti COVID-19. Pub-et, restorantet dhe kafenetë tani lejohen t’u shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme. Gjithashtu, mund të rihapen edhe hotelet dhe muzetë. Gjashtë persona mund të takohen në ambiente të mbyllura në shtëpi private, 15 persona mund të takohen jashtë në kopshte private, deri në 15 persona mund të marrin pjesë brenda shtëpisë, ndërsa në natyrë 500. OBSH-së nga ana tjetër ka parashikuar se  të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër pandemisë derisa ofronin shërbime ndaj të tjerëve. 
 
 
GAZMEND KURTISHI