Maqedoni

Nënshkrimet kundër digjitalizimit të librave, Carovska: Një kërkesë e tillë është absurde

25.05.2021 15:43

Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” po mbledhin nënshkrime për të nisur procedurë për referendum kundër digjitalizimit të librave....

Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” po mbledhin nënshkrime për të nisur procedurë për referendum kundër digjitalizimit të librave. Nënshkrimet do t’i mbledhin gjatë tri ditëve të ardhshme në zyrat rajonale të KSHZ-së në Shkup dhe Manastir, kurse nesër do të dalin në protestat në të gjithë vendin. Një kërkesë e tillë për referendum është absurd thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministrja Carovska thotë se respekton mendimin ndryshe, por se në këtë rast personat që kërkojnë referendum janë të nxitur politikisht. Ajo vlerëson se nuk mund të kundërshtohet një ide që mundëson përparimin në sistemin arsimor. 
 
“Interesat e ngushta dhe personale partiake të largohen anash nga arsimi. Për momentin mund të shihet se kemi opozita, e cila jo vetëm që kur ka qenë në qeveri nuk ka ditur çka të bëjë me arsimin, por edhe sot në mënyrë absurde thërret për bojkot për diçka që do të thotë arsim bashkëkohorë, sepse digjitalizimi nuk varet prej shtetit tonë, por nga bota që në mënyrë intensive përgatitet dhe i përgadit fëmijët të jetojnë dhe punojnë në shekullin 21.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.
 
Reformat në arsim, VMRO: Dorëheqje të Carovskës, rënie të qeverisë
 
VMRO – DPMNE drejton kritika në adresë të ministres së arsimit Milla Carovska për, siç shprehen, ngecjet në arsim dhe kërkon dorëheqjen e saj. Sipas partisë së Mickovski, reformat artificial në arsim po imponohen edhe përkundër kundërshtimeve të shumta dhe s’do japin rezultate pozitive.
 
“Nga njëra anë fuqishëm imponon program arsimor ku do të hiqen përmbajtje, dhe nga ana tjetër këtë e quan përparim në sistemin arsimor. Ekspertët reagojnë për një përmbajtje të tillë, posaçërisht në një moment të tillë të ndjeshme, në të cilin gjendet Maqedonia në aspekt të ndryshimit të përmbajtjeve sipas marrëveshjeve politike. Nga kjo kuptohet se nuk bëhet fjalë për reformë në arsim, por për interesa politike.”,- theksoi zëdhënësja e VMRO–DPMNE-së, Marija Miteva.
 
LSDM: VMRO s’do bllokojë dixhitalizimin
 
Nga LSDM të prerë se asnjë përpjekje e VMRO–DPMNE–së s’do pengojë reformat në arsim dhe dixhitalizim të procesit mësimor.
 
“Ligji i ri për libra dhe materialet e tjera mësimore, është në përputhje të plotë me praktikat europiane, por edhe me periudhën e IT teknologjisë në të cilën po jetojnë të rinjtë. Me këtë zgjidhje ligjore, me të cilën vendoset dixhitalizim në etapa të procesit mësimor, do të sigurohet një interaktivitet më i madh dhe ulje e të mësuarit në shtëpi.”,- tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
 
Njëkohësisht pretendohet që asnjë nxënës të mos mbetet pa libër në formë të shtypur edhe përkundër varianteve të dixhitalizuara. Sipas socialdemokratëve çdo tentim për të bllokuar reformat në arsim nëpërmjet protestave, shkon në dëm të mësimdhënësve dhe nxënësve.    
 
BELINDA KOKA ADEMI