Ministri i jashtëm bullgar Stoev: BE, garanci se RMV do të respektojë marrëveshjen

25.05.2021 16:16

Kthimi i besimit dhe dialogut me Maqedoninë e Veriut....

Kthimi i besimit dhe dialogut me Maqedoninë e Veriut është shumë me rëndësi sepse këto elemente i kontribuojnë zbatimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, thotë ministri i jashtëm në qeverinë teknike bullgare, Svetllan  Stoev.

Ai thotë se në këtë kontest puna e Bashkimi Evropian të mbikëqyr nëse dy shtetet po respektojnë marrëveshjen bilaterale .

Shton se politika e Bullgarisë është e unifikuar dhe nuk luan nga linjat e kuqe nacionale kur është në pyetje problemi bullgaro-maqedonas.

“Ne po mundohemi t’i tregojmë shumë qartë jo vetëm palës maqedonase por edhe partnerëve tanë se politika jonë është konzistente. Ne propozojmë thellimin dhe ristartimin e dialogut. Linja e dytë në të cilën punohet  është kthimin i temës në suaza të formateve  normale evropiane ku do të duhet të diskutohet për këto çështje mes vendeve anëtare të BE-së, ku duhet ti jepet garanci Bullgarisë se ajo çka është marrëveshje bilaterale do të respektohet në të ardhmen. Monitoringu nga ana e BE-së është garanci se marrëveshjet bilaterale do të respektohen. Kjo është taktika. Strategjia. Presim dialog konstruktiv nga pala maqedonase.” – tha Ministri i Jashtëm bullgar, Svetllan Stoev.

Osmani nga Varshava: Polonia fuqishëm mbështet nisjen e bisedimeve

Ndërkohë për të siguruar përkrahjen e miqve evropian në drejtim të zhbllokimit të procesit eurointegrues të vendit,  vetëm një muaj para samitit të BE-së, ministri i jashtëm Bujar Osmani ka qëndruar në Poloni ku ka diskutuar agjendën evropiane të RMV-së dhe mbështetjen e Varshavës në këtë drejtim.

“U theksua përkushtimi dhe implementimi i agjendës reformuese si dhe avancimi i  marrëdhënieve ndërfqinjësore, me fokus të veçantë me Bullgarinë. Vendet e Vishegradit në kontinuitet përkrahin integrimin e vendit tonë dhe riafirmojnë fuqishëm fillimin e negociatave me BE-në, pa vonesa.”, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)