Covid-19, në spitalet e vendit po mjekohen 318 pacientë
318 persona me Kovid-19....

318 persona me Kovid-19 apo të dyshuar me virusin po mjekohen në spitalet e vendit, ndërsa 574 shtretër janë të lirë. Në Shkup ka 137 pacientë, ndërsa në qytetet e tjera 181.
Shumë prej tyre janë në mbështetje oksigjeni, informoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për personat e hospitalizuar.
Në 24 orët e fundit, në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 5 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga Kovid-19.
400.284 qytetarë janë paraqitur për t`u vaksinuar
Sipas ueb-faqes “vakcinacija.mk”, 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për t`u vaksinuar. Po vazhdon imunizimi i qytetarëve mbi 40-vjeç, kurse në vazhdë e sipër është imunizimi i pacientëve në dializë dhe me organe të transplantuara.
Brenda dy ditëve duhet të fillojë edhe imunizimi i personave me sëmundje të rralla. Edhe në Prilep dhe Veles janë hapur punktet për vaksinim masiv ku janë shpërndarë nga njëmijë vaksina të Astra Zeneka për vaksinimin e personave mbi 60 vjeç.
“Nëpërmjet sistemit termini im do të rekomandohen në punktin tonë në komunën e Prilepit, dhe jam i bindur se të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe kanë nevojë do të vaksinohen në dy deri tre muajt e ardhshëm.”
“Kemi 400 termine që do t’i vaksinojmë me Astra Zeneka ndërsa gjatë ditës së nesërme presim të na arrijnë edhe vaksina nga prodhuesi kinez Sinofarm.”
Deri tani në nivel vendi janë vaksinuar mbi 220 mijë qytetarë.
