Maqedoni
Kovid-19, 14 të infektuar, 13 të vdekur e 103 të shëruar
25.05.2021 17:49
Në 24 orët e fundit virusi korona u ka marr jetën edhe 13 personave...

Në 24 orët e fundit virusi korona u ka marr jetën edhe 13 personave derisa nga 1480 testime janë regjistruar 14 të infektuar.
Njëherit nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se betejën me virusin e kanë fituar edhe 103 Kovid pacientë, duke e ulur në 2686 numrin e rasteve aktive.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 155 mijë e 71 persona të prekur nga Kovid-19, prej të cilëve 147 mijë e 43 janë shëruar, ndërsa 5342 kanë ndërruar jetë.
