Ndahen çmimet “Nikolla Mlladenov”, fitues gazetarët e “Laboratorit Hulumtues”
Fituesi i çmimit “Nikolla Mlladenov” për vitin 2020...

Fituesi i çmimit “Nikolla Mlladenov” për vitin 2020 e fitoi ekipi i gazetarëve nga redaksia e Laboratorit të Raportimit Hulumtues me temën “Përfitimet pandemike – ana tjetër e tregimit për Kovid-19.
Çmimin për fotografin më të mirë i është ndarë Arbnora Mehmetit me fotografinë e cila ishte e njohur gjatë orës policore në vend ku u fotografuan dy rosa që kalojnë në një vendkalim për këmbësorë gjatë orës policore të publikuar në “Slloboden peçat”. Ndërsa çmimin për prodhim më të mirë novator gazetaresk i është ndarë gazetarit, Aleksandar Manasievit, për storje multimediale “Vrasësit e heshtur ballkanas”.
"Çmime dhe tubime të tilla ku vijnë kolegë dhe organizata të vlefshme që mbështesin gazetarinë е lirë kanë një rëndësi të madhe, motivim të madh dhe inkurajim për të vazhduar të punojmë edhe më tej.",- tha gazetarja, Sashka Cvetkovska.
“Audienca ka ndryshuar, mënyra se si konsumohen lajmet ka ndryshuar, kështu që vetë kërkimi, pa marrë parasysh sa të mirë janë analiza dhe kërkimi për të arritur audiencën që konsumon lajmin sot, duhet të bëhet në mënyra të ndryshme.”,- theksoi gazetari, Aleksandar Manasiev.
Konkursi ishte shpallur më 11 mars dhe zgjati deri më 31 maj. Në këtë konkurs arritën 29 tregime të përpunuara përmes 66 teksteve dhe videove të paraqitura nga 19 autorë në kategorinë e historisë më të mirë kërkimore.
18 tregime të përpunuara përmes 31 teksteve dhe videove të paraqitura nga 11 autorë në kategorinë e produktit më inovative gazetareske dhe 26 fotografë të paraqitur nga autorëve në kategorinë e fotografisë më të mirë. (Sedat Selimi, TVM2)
