Çair, digjen katër dyqane dhe një shtëpi

25.05.2021 19:41

Katër dyqane pasditen e sotme....

Katër dyqane pasditen e sotme janë përfshirë nga flaka në komunën e Çairit në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se rreth orës 17:00, është  njoftuar se ka shpërthyer zjarr i cili ka kapluar dy shitore – një servis për biçikleta dhe motorë, një shtëpi dhe një çajtore.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar me 8 automjete për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin.