IN MEMORIAM
Ka ndërruar jetë gazetari, Agim Nuriu
25.05.2021 19:20
Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë Agim Nuriu....

Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë Agim Nuriu, gazetar shumëvjeçar i Radio Shkupit – programi në gjuhën shqipe. Tanimë i ndjeri ka punuar në redaksinë e Kulturës, si gazetarë dhe redaktorë.
Ndër emisionet që ka udhëhequr ishte edhe ai me titull “Mikrofoni i hapur” në të cilin janë trajtuar tema të ndryshme nga fusha e kulturës e në të cilin janë përfshirë shumë emra të njohur si dhe qytetarët përmes paraqitjeve të drejtëpërdrejta telefonike.
Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkuren pas faljes së namazit të drekës, në vendlindjen e tij në Strugë.
