Radev, mund të ketë lëvizje për bisedimet RMV-BE

25.05.2021 18:04

Presidenti bullgar, Rumen Radev....

Presidenti bullgar, Rumen Radev nuk e përjashton mundësinë që në qershor të mund të zhbllokohet fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Çdo ditë marrë ftesa për bisedë me liderët evropian, me komisionerë evropianë, me liderët e BE-së. Tema është shumë e ndjeshme, pritjet janë të mëdha, s’mund ta fsheh. Pritet që në Këshill në gjysmën e dytë të qershorit të ketë lëvizje për çështjen e rrugës evropiane dhe fillimin e negociatave për Maqedoninë” – ka dekalruar  Presidenti bullgar, Rumen Radev.