Pendarovski priti në takim gjeneralin amerikan, Kavoli
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski....

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka pritur të takim komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë gjeneralin Kristofer Kavoli.
Në takim, siç bën të ditur Kabineti i presidentit Pendarovski, ështe shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i përgjithshëm dypalësh midis shtetit dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA-ja është aleat i rëndësishëm dhe mbështetës i shtetit tonë nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia e Veriut veçanërisht i vlerëson marrëdhëniet me SHBA-në, si partner i saj strategjik.
Anëtarësimi në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, jep mundësi shtesë për përforcim të partneritetit.
Pendarovski potencoi përkushtimin afatgjatë të vendit dhe Armatës, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në të japë kontribut në operacionet paqësore ndërkombëtare, duke i përfshirë misionet e realizuara në Irak dhe në Afganistan.
Pendarovski ka riafirmuar të gjitha përpjekjet për rritje të vazhdueshme të buxhetit në mbrojtje, deri në plotësimin e qëllimit të projektuar në vitin 2024 – të paktën 2 për qind e BPV-së të investohen në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës. Në takim, janë këmbyer informacione rreth stërvitjes multinacionale “Goditje vendimtare 21”, që mbahet në poligonin e Armatës “Krivollak”.
Presidenti Pendarovski theksoi se me realizimin e stërvitjes Armata edhe njëherë e dëshmon gatishmërinë e saj të veprojë në mënyrë të koordinuar me aleatët tanë.
