Pas arrestimit të gazetarit Protaseviç, BE sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
Bashkimi Evropian ka mbyllur hapësirën ajrore....

Bashkimi Evropian ka mbyllur hapësirën ajrore dhe aeroportet për fluturimet bjelloruse, pas devijimit dhe detyrimit të aeroplanit që të aterrojë në Minsk të Bjellorusisë me qëllim të arrestimit të gazetarit disident Raman Prataseviç.
“Vendimi i këshillit të BE-së u mor njëzëri. Ajo është sulm ndaj demokracisë, sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe sovranitetit evropian. Ndaj një sjelljeje të tillë të pa tolerueshme nevojitet përgjigje e fuqishme. Pikërisht për këtë Këshilli Evropian vendosi sanksione shtesë ndaj individëve që ishin të përfshirë në kidnapim, por edhe për biznese dhe etnitete që e financojnë këtë regjim.”,- tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lezen.
Devijimin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte gazetari bjellorus e kanë dënuar edhe sekretari i gjeneral i NATO-s, Jen Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Presidenti amerikan Biden, kancelarja gjermane, Merkel, dhe lider të shumtë botërorë.
Protaseviç, po fluturonte nga Athina drejt Lituanisë kur aeroplani u detyrua të aterojë në Minsk pas një alarmi të rremë se në aeroplan ka bombë. Protaseviç në momentin e aterimit u ka thënë disa bashkë udhëtarëve se frikësohet nga likuidimi. Por përmes një video deklarate pas arrestimit ka dekalruar se nuk ka probleme shëndetësore si dhe po bashkëpunon me autoritetet. Megjithatë në video duket se ai ka disa shenja të zeza në fytyrë dhe ballë.
Prataseviç ka qenë administrator i kanalit NEXTA Live në Telegram, platformë që ka mbuluar protestat që kanë shpërthyer në Bjellorusi prej mbajtjes së zgjedhjeve. Autoritetet bjelloruse kanë nisur hetimet ndaj Pratasevich dhe kolegut të tij Putsila, në muajin nëntor, nën dyshimet për organizim të çrregullimit masiv, prishjes së rendit shoqëror dhe nxitjes së urrejtjes.
Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Minsk e ka shpallur kanalin NEXTA dhe logon e tij si ekstremiste. (Gyltene Sinani, TVM2)
