Maqedoni

Parashikimi i motit

26.05.2021 09:01

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell....

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Pasdite dhe në fund të ditës në më shumë vende do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht edhe në formë të motit të ligë, veçmas në pjesën lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit me erë të përkohshme të përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 25 deri 32 gradë celcius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Në disa vende meteorologët parashikojnë reshje lokale të shiut.