Maqedoni

Pendarovski dhe Radev bashk udhëtojnë për në Vatikan

26.05.2021 10:16

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme në Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup...

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme në Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup do të realizoj një takim me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, pas çka dy presidentët me aeroplan të qeverisë bullgare do të udhëtojnë për në Itali dhe Vatikan. 
 
Pas arritjes në Romë, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizoj një takim edhe me presidentin italian, Serxho Matarella. Radev dhe Pendarovski do të rikujtojnë veprën e vëllezërve Kirili dhe Metodi në Romë.
 
“Falënderoj presidentin Pendarovski që pranoi ftesën time që të shkojmë bashkërisht në Romë, bashkërisht t’i nderojmë vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi, të udhëtojmë bashkërisht, të kthehemi bashkë”, tha Radev.
 
Së bashku me presidentin e Bullgarisë për në Romë udhëton edhe Zëvendësministri për Punë të Jashtme, Rumen Aleksandrov të cilin Ministri Svetllan Stoev e ka emëruar si Kryenegociator të palës bullgare për kontestin me Maqedoninë e Veriut dhe kryediplomati i vendit Bujar Osmani.