Maqedoni

MSH: Brenda dy javësh 100 mijë paraqitje për vaksinim

26.05.2021 10:41

Në dy javët e fundit më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur...

Në dy javët e fundit më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për t’u vaksinuar me vaksinën anti kovid, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
 
Numri i përgjithshëm i të interesuarve për tu vaksinuar ka arritur në 422 mijë e 503 persona. Misnitri I shëndetësisë Venko Filipçe thot se vaksinimi në të gjith punktet po realizohet pa pengesa. Vetëm gjatë të martës janë vaksunar 6940 persona, ndërsa në përgjithsi janë vaksinuar gjithsejt 267 mijë e 167 persona, prej të cilëve 42 mijë e 831 persona kanë marrë dozen e dytë. Në bazë të këtyre të dhënave 46% e qytetarëve mbi 70 vjeç dhe 39% e popullsisë mbi 65 vjeç, kanë marrë të paktën një doze të vaksinës anti kovid.
 
“Paralelisht me vaksinimin, vazhdon edhe qetësimi i pandemisë. Dje prej 1.489 testimeve u regjistruan 14 raste të reja, që është nën një përqind nga numri i përgjithshëm i të testuarve", theksojnë nga Minsitria e Shëndetësisë.
 
Njëherit bëhet e ditur se në spitalet e vendit aktualisht po trajtohen 318 pacientë, prej të cilëve 137 janë në spitalet e kryeqendrës. Në bazë të raportit të ditës së djeshme numri i rasteve aktive është ulur në 2686 persona.