Maqedoni
Kolegët e Protaseviç të shqetësuar për jetën e tij
26.05.2021 11:59
Ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë shprehur shqetësim për jetën e gazetarit

Ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë shprehur shqetësim për jetën e gazetarit që u arrestua pasi një fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të devijojë fluturimin.
Protasevich, 26-vjeçar dhe e dashura e tij Sofia Sapega, 23-vjeçare, janë duke u mbajtur nga autoritetet bjelloruse.
“Roman është më në rrezik sesa secili i burgosur tjetër politik në Bjellorusi”, ka thënë Stephan Putsila për BBC-në. Protasevich ka thënë se frikësohet për dënim me vdekje pasi është futur në listën për terrorizëm. Ai përballet me akuza të lidhura për raportimin e tij rreth zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi në gusht të vitit të kaluar, dhe për shtypjen e protestave masive opozitare atje. Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta nga BE, SHBA, NATO, OKB dhe shum vende perëndimore.
