Maqedoni

Imunizimi i popullsisë, rritet interesi i qytetarëve për vaksinim

26.05.2021 15:44

Vaksinimi po rrjedh pa probleme në të gjitha qendrat e vaksinimit në vend. Deri tani janë dhënë gjithsej 267.167 doza....

Vaksinimi po rrjedh pa probleme në të gjitha qendrat e vaksinimit në vend. Deri tani janë dhënë gjithsej 267.167 doza, me çka 224.336 persona kanë marrë vetëm një dozë, kurse me dy dozat janë vaksinuar 42.831 qytetarë. Qytetarët të cilët po pranojnë dozat e dyta në sallën sportive “Boris Trajskovski”, thonë se ndjehen mirë dhe se shpresojnë që më në fund pandemia të marrë fund. 
 
“Mirë është, tani isha për rivaksinim. Mora dozën e dytë të vaksinës. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, nuk kishte aspak probleme. Mendoj se është obligim i çdo qytetari që të vaksinohet dhe të jetë i sigurt.”,- tha një qytetar. 
 
“Mora dozën e dytë. Edhe me dozën e parë kalova mirë, edhe tani me dozën e dytë. U vaksinova me vaksinën “Sinofarm”.”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Ndjehem shumë mirë. Unë pranova vaksinën “Sinofarm” dhe nuk kam pasur asnjë problem”,- theksoi një qytetar. 
 
Interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar duket se është rritur ndjeshëm. Në ueb platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 422.503 qytetarë. Sipas shifrave të MSH-së, 46% e popullsisë mbi 70 vjeçare kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, kurse 39% e popullatës mbi 65 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë. Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që masovisht të paraqiten në ueb platformën vakcinacija.mk., por edhe që të respektojnë terminet e dhëna për të evituar rrëmujën.
 
ERSAN PAJAZITI