Maqedoni

Covid-19, 14 viktima e 46 raste të reja në 24 orët e fundit

26.05.2021 17:10

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 46 raste të reja dhe 14 viktima nga Covid-19.....

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 46 raste të reja  dhe 14 viktima nga Covid-19. 147 pacientë janë shëruar, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, rastet e reja janë regjistruar në 13 qytete, nga 3,073 testime. 19 raste  janë në Shkup, 5 në Radovish,  Prilep dhe Kërçovë, nga 4 raste në Kumanovë, Strumicë, Manastir dhe Gostivar, nga 2 raste në Negotinë, Ohër e Strugë. Në Gjevgjeli dhe Berovë ka vetëm nga 1 rast – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Për momentin numri i rasteve të reja është nën 5%. Në disa qytete të vendit nuk ka raste aktive e as teste pozitive në bazë ditore.