Maqedoni

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë, Roth: Është koha që BE të mbajë premtimet

26.05.2021 17:32

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, mendon se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për çeljen e negociatave...

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, mendon se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përmes një reagimi në Twitter, para vizitës zyrtare këtë pasdite në Shkup, Roth theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Europa.

“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për këtë të ardhme”,- ka shkruar Roth.