Covid 19, asnjë rast vdekjeje në Shqipëri dhe Kosovë
26.05.2021 18:37
Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova....

Gjatë 24 orëve të fundit, as Shqipëria e as Kosova nuk kanë regjistruar asnjë fatalitet nga KOvid 19
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Atje janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Në Kosovë janë testuar gjithsej 2 mijë e 840 mostra, prej të cilëve rezultuan 44 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 mijë e 877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 195.
