Roth në Shkup, çelësi për marrëveshje, në duar te të dyja shteteve

26.05.2021 19:44

Në përpjekje për të zhbllokuar kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.....

Në  përpjekje për të zhbllokuar kontestin mes Shkupit dhe Sofjes është vënë edhe Berlini.  Minisitri gjerman për Evropë Mihael Rot gjatë vizitës së tij në Shkup,  tha se dritarja e mundësisë në Bruksel është e hapur dhe pret tejkalimin e kontestit mes RMV-së Bullgarisë para samitit të qershorit.

Gjermania është aty për të ndihmuar theksoi ai, duke potencuar se në çështjet me karakter dypalësh,  çelsi është në duart e dy vendeve. Por,  kritikoi edhe BE-në duke thënë se Brukseli duhet të shikojë prapa dhe të shoh se cili kontribut u lëshua që i mbylli derën premtimit për RMV-së në nisjen e negociatave.

“Punojmë në mundësinë për fillimin  e negociatave. Mbetem optimist se do te kemi sukses ne presidencën portugeze. Kemi nevoje per guxim, te mbahemi së bashku, kjo është me tepër se premtim… Tani kemi shumë shanse që në qershor të arrijmë vendim që ai vendim të   pranohet nga të gjitha palët. Ju keni kërkesë dhe presidenca  portugeze po punon  në mënyrë aktive  ndërsa ne ndihmojmë aty ku mundemi. Nuk ka problem mes BE-se dhe RMV-se. Ka problem bilateral dhe ky problem bilateral duhet te zgjidhet mes dy shteteve. Nëse mund të ndihmojmë diçka do ta bëjmë” – tha Ministri gjerman për Europë, Mihael Rot.

Dimitrov: Zgjdhja në marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Ndërkohë zv. kryeministri Dimitrov përgëzon angazhimin e BE-së për të tejkaluar problemin me fqiun lindor por thekson se zgjidhja e problemit arrihet vetëm me implementim të plotë të marrëveshjes për fqinjësisë të mire, nën parimet evropiane.

“Kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë që duam të implementohet nga të dyja palët. Nëse mendojmë për atë që na lidh,  përfshi edhe  miqësinë  maqedono-bullgare,   mendoj se me  vullnet dhe qasje  të mirë kjo është e mundshme. Kështu që garancë e këtyre elementeve në mënyrë adekuate është  që nuk preket në atë që është çështje e jona sepse fqinjësia e mirë është rrugë dykahëshe dhe kjo nënkupton respekt  për tjetrin, për fqiun dhe këtu bën pjesë e drejta jona identitare që është princip evropian” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.

Minsitri gjerman Rot në qeveri solli edhe porosinë  për të vazhduar me reformat, si sundimi i ligjit, lufën  kundër korrupsionit dhe nepotizimit. Shteti ligjor dhe demokracia i nevojiten shtetit tuaj dhe nuk është dhuratë për Brukselit, deklaroi diplomati gjerman,  Rot duke porositur edhe opozitën për më sumë angazhim në këtë periudhë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)