Kaliforni, sulm me armë në stacionin e trenit, ka viktima
26.05.2021 20:29
Një sulmues ka hapur zjarr pranë një treni pasagjerësh...

Një sulmues ka hapur zjarr pranë një treni pasagjerësh duke lënë disa të vdekur sot në Kaliforni, njoftoi policia.
Vrasjet ndodhën në stacionin ntë Santa Clara në qytetin e San Jose. Mes viktimave përfshiheshin punonjës të hekurudhës dhe sipas raportimeve sulmuesi është gjithashtu mes viktimave.
Mediat flasin për të paktën gjashtë të vrarë, por shifrat nuk janë konfirmuar nga policia.
Të shtënat, sipas raportimeve kishin nisur gjatë një mbledhjeje të stafit të hekurudhës. Vetëm këtë vit në SHBA, ka pasur 230 sulme masive individuale me armë.
