Pendarovski në Romë: Për momentin jam realist dhe mesatarisht optimist
Nga Roma presidenti i vendit Stevo Pendarovski...

Nga Roma presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se për momentin mbetet realist dhe mesatarisht optimist.
Pas takimit me homologun e tij italian Sergio Matarella, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë dhe zhbllokimin e fillimit të negociatave me BE-në, informoi se në ditët në vijim sigurisht që do të paraqesim propozime, të cilat do të bazohen në planet e veprimit, bashkëpunimin sektorial, të cilat, siç tha ai, në nëntor dhe dhjetor, do t'i dorëzojmë në Bruksel dhe Sofje.
Theksoi se nuk ka ndonjë risi në atë pjesë, dhe rruga përfshin infrastrukturën energjetike, bashkëpunimin mediatik, kulturën, arsimin, etj. Tani po kërkojmë të fillojmë negociatat, dhe më tej me kalimin e viteve ata mund të vendosin fjalë për fjalë të gjitha kërkesat nga deklaratat dhe rezolutat e tyre në tryezë. Sidoqoftë, ne po flasim për të filluar procesin, tha Pendarovski.
Lidhur me monitorimin nga BE për pajtueshmërinë me marrëveshjen, kreu i shtetit theksoi se nuk do të ketë marrëveshje të re me Bullgarinë dhe vendi nuk ka asnjë problem me atë monitorim.Lidhur me mundësinë e hapjes së një kapitulli të veçantë, i cili do t'i referohej respektimit të marrëveshjes, Pendarovski thotë se nuk ka problem me kapituj të veçantë, as me tabela dhe ndonjë dokument tjetër, por ajo që i intereson është përmbajtja e tyre, çfarë është të shkruara në to.
