Botë

Qipro, pesë vjeçari del pozitiv për kokainë, arrestohet babai, policia është në kërkim të nënës

27.05.2021 11:23

Një fëmijë 5-vjeçar në Qipro rezultoi pozitiv për kokainë....

Një fëmijë 5-vjeçar në Qipro rezultoi  pozitiv për kokainë. Nëna e tij u largua nga  vendi së bashku me dy fëmijët e tjerë të mitur pasi u denoncua në polici, raporton CNN Greece.
 
Zëdhënësi i Policisë, Christos Andreou, deklaroi se çështja arriti në polici të hënën dhe pas një hetimi për të gjetur nënën e të miturit, u vërtetua se ajo është  larguar nga Republika e Qipros një ditë më parë, të dielën.
 
Ai shtoi duke thënë se hetimet për gjetjen e nënës së 5 vjeçarit po vazhdojnë.
 
Sipas të dhënave të policisë, më 21 maj 5 vjeçari nën kujdesin e prindërve atëherë,  kishte bërë analizat  e gjakut, nga ku rezultoui pozitiv ndaj substancave narkotike.
 
Laboratori i bëri thirrje prindërve të denonconin rastin në polici, gjë që ata nuk e bënë, por rasti u denoncua nga laboratori.
 
Si rezultat babi 45 vjeçar u arrestua, ndërsa nëna është në kërkim.