Kovid-19, varianti indian rikthen masat kufizuese
Varianti indian i virusit Korona....

Varianti indian i virusit Korona po imponon masa kufizuese në disa vende. Melburni, qyteti i dytë më i madh i Australisë, ka vendosur një izolim shtatë ditësh për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të virusit që është identifikuar në Indi.
Masa prek rreth 5 milionë banorë. Njerëzit do të mund të largohen nga shtëpitë vetëm për çështje urgjente apo për t’u vaksinuar. Kjo është hera e katërt që Melburni hyn në izolim të plotë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Ndërkohë Franca njoftoi se vizitorët nga Britania e Madhe do të obligohen të qëndrojnë në një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të parandaluar përhapjen e variantit të zbuluar në Indi.
Austria, tha më 26 maj se po ndalonte fluturimet direkte dhe vizitat turistike nga Britania e Madhe dhe Gjermania.
Ndërkohë Franca njoftoi se vizitorët nga Britania e Madhe do të obligohen të qëndrojnë në një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të parandaluar përhapjen e variantit të zbuluar në Indi.
Austria, ka ndaluar fluturimet direkte dhe vizitat turistike nga Britania e Madhe dhe Gjermania.
