Covid-19, 53 raste të reja, 13 viktima e 111 të shëruar
53 raste të reja nga 691 teste të kryera....

53 raste të reja nga 691 teste të kryera janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 qytetarë. 111 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në vend ka 2.499 raste aktive, 1000 prej të cilëve në Shkup.
Nga ISHP informojnë së në 24 orët e fundit në qendrat për Kovid në Shkup janë hospitalizuar tre pacientë të rinj.
Gjithsej 100 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa 148 në pjesën tjetër të vendit.
MSh: Rritet interesi për vaksinim tek qytetarët
Përderisa numri i rasteve të reja me KOVID-19 është në ulje, interesi për vaksinim tek qytetarët çdo ditë rritet. Vaksinimi zbatohet sipas Planit nacional për imunizim.
“Vaksinohen edhe prindërit dhe tutorët e fëmijëve të mitur nga ky regjistër i cili ka rreth 60 diagnoza të ndryshme të sëmundjeve të rralla. Përveç këtyre personave do të vaksinohen edhe pacientët me fibrozë cistike. Në këtë kategori do të vaksinohen edhe prindërit dhe tutorët e personave të mitur me fibrozë cistike”,- kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Këtë javë përfundon edhe vaksinimi i rreth 2000 pacientëve të cilët janë në dializë presin organ në listën e transplantimit, kanë organ transplantues ose edhe vetë janë dhurues.
Aktualisht në vend janë vaksinuar 227.963 qytetarë, 54.600 prej të cilëve me vaksinën e dytë.
Vetëm të mërkurën 3.278 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, 11.104 me të dytën. Mes atyre që këtë të enjte morën dozën e dytë të vaksinës, ishte edhe kryeministri Zaev.
Në ueb platformën vakcinacija.mk, për vaksinim aktualisht janë paraqitur 425.422 qytetarë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
