Mekanizma për mbështetje të të rinjve, politika të krijojë kushte për të rinjtë
Politika duhet të krijojë mundësi dhe të trasojë rrugë....

Politika duhet të krijojë mundësi dhe të trasojë rrugë për personat e rinj që dëshirojnë të merren me biznes. Kjo u tha gjatë panel diskutimit “Mekanizma për mbështetje të të rinjve që t’i mbajnë bizneset e tyre dhe të krijojnë vende pune”. Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, theksoi se këto ngjarje janë me rëndësi për t’iu treguar të rinjve mënyrat se si ato mund të shfrytëzojnë mundësitë që jep qeveria për to.
“Pata mundësinë që të tregojë se çfarë ne si qeveri bëjmë në krijimin e politikave dhe masave për transimin e rrugës së start up kompanive, por edhe për të rinjtë që dëshirojnë të krijojnë bizneset e tyre do të mund t’i shfrytëzojnë të njëjtat mundësi. Tregova për qasjet dhe mekanizmat e ndryshme për financim.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Tu tregojmë të rinjve se ka mundësi, ka mekanizma që idetë e tyre të mund ti zhvillojnë dhe qeveria t’i financojë. Gjithashtu ata të shohin mundësi të krijojnë kompani.”,- theksoi drejtori i ALBIZ, Besir Dernjani.
Sipas drejtorit të Fondit për Zhvillim Teknologjik dhe Inovacioneve, Kosta Petrov, ardhmëria i përket start up kompanive andaj zhvillimi i tyre mbetet përkushtim i qeverisë. FZHTI tashmë ka 550 përdorues që bashkëfinancohen me 75 milion euro, nga të cilat 43 milion euro janë fonde shtetërore.
“Me të vërtetë është mirë të shkëmbejmë ide, pasi qëllimi ynë i përbashkët është që bashkërisht ta transformojmë eko-sistemin e start up kompanive, të krijojmë mundësi ligjore dhe financiare për zhvillim më të shpejt të kompanive start up, meqë besojmë se ardhmëria i përket start up-eve dhe vizioni ynë është që Maqedonia e Veriut të bëhet start up hab rajonal.”,- theksoi drejtori i FZHTI, Kosta Petrov.
Petrov shtoi se të rinjtë që filluan biznesin e tyre, ndryshuan perceptimin në vend të asaj që do të thotë të jesh një sipërmarrës me ide të reja, dhe gjithashtu ndryshuan imazhin e ekonomisë sonë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
