Personat me aftësi të kufizuar: Kushte më të mira për shëndet dhe qasje në institucione
Kristina Proskovkska më shumë se 15 vjet jeton me sëmundje....

Kristina Proskovkska më shumë se 15 vjet jeton me sëmundje, e cila nuk ka shërim. Ilaçet e reja për multipleksklerozën i siguron vetë. Sëmundja ia vështirëson lëvizjen. Ajo thotë se në Serbi dhe Kroaci për jetë më të mirë të kësaj kategorie, shfrytëzohen arritjet e robotikës. Ndërsa Maqedonia është shumë hapa mas këtyre vendeve.
“Vjen deri te lëvizja e gjymtyrëve të njeriut me ndihmën e pajisjeve elektrike apo pajisjeve robotike, këto ju mundësojnë personave me aftësi të kufizuara që janë të lidhur me këto karrige që të drejtohen. Sidomos personat që janë shtrirë në shtrat shumë, më mirë funksionojnë.”,- tha personi me aftësi të kufizuara, Kristina Proskovska.
Goce Minovski pyet se si të kyçen në shoqëri kur nuk mund të futen as në spital, në bankë, shkollë apo institucione tjera.
“Nuk mjafton të adoptohen objektet vetëm nga jashtë, por duhet të kenë qasje edhe brenda përmes ashensorëve, shkallë dhe tualeteve të posaçme etj. Nevoja për shërbime më të mira shëndetësore, terapi të përshtatshme, termine në dispozicion për ata, mjekim falas për trajtimin e pasojave të rënda të lidhura me gjendjen e tyre.”,- tha Goce Minovski.
Qasja nëpër objekte të vendoset si kusht ligjore në ndërtimtari. Pra, të mos u lejohet objekteve funksionimi pa i përmbushur kriteret e nevojshme të kësaj kategorie, kërkojnë nga “Mobiliteti Maqedoni”.
“Nëse hynë në fuqi masat që kërkon “Mobiliteti Maqedoni”, ndërtesat të cilat nuk i përmbushin kriteret e nevojshme për qasjen e kësaj kategorie të dënohen ligjërisht pronarët e tyre. Pastaj dikush do të mendoj nëse duhet t’u japë leje ndërtimi ose jo. Kjo do ta rrisë vetëdijen në popull.”,- theksoi kryetari i Unionit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, Branimir Jovanovski.
Këto kërkesa i drejtoi Unioni Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara - “Mobiliteti Maqedoni” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sklerozë të Shumëfishtë. Kërkesa u është dërguar edhe institucioneve shtetërore në vend. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
