Pendarovski dhe Radevi, optimistë për zgjidhjen e kontestit

27.05.2021 17:39

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë....

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, pas vizitës në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Vatikan, ku kanë bërë homazhet në plakën përkujtimore të Vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi kanë shprehur optimizëm se dy vendet mund të tejkalojnë kontestet mes dy palëve. Presidenti i vendit Pendarovski u shpreh realist për aspektin eurointegrues të vendit dhe për RMV-në nuk paraqet problem që shtetet e BE-së të ndërmjetësojnë në tejkalimin e dallimeve.

Ai tha se përmes aktivitetit të përbashkët konfirmohet se edhe në Ballkan ka politikanë që mund të flasin me gjuhë evropiane për çështjet e hapura.

“Duam të tregojmë se edhe në Ballkan ka politikanë të cilët mund të flasin në gjuhën europiane për perspektivën tonë. Dhe pikërisht tek Radev e kam gjetur këtë gjuhë europiane. Porosia ime do te ishte që të tregojmë se përparim, progres tek secili vend dhe popull vetëm nëse në një dialog futemi si palë të barabarta. Bashkimi Europian vetëm është kyçur dhe komisari për zgjerim ishte tek të dyja vendet.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Ndërkaq, presidenti bullgar tha se ka perspektivë evropiane për Maqedoninë e Veriut, megjithatë palët duhet të intensifikojnë dialogun për zgjidhjen e kontestit. Ai po ashtu tha se nuk ka nevojë për përfshirje të një shteti të tretë evropian në dialog.

“Bullgaria është e gatshme të punojë pa ndërprerë që të ndërtohen ura të bashkëpunimit. Vepra e vëllezërve Shën Krili dhe Metodi jo vetëm na lehtëson, por edhe na detyron që bashkërisht të punojmë edhe para Bashkimit Europian. Ideja europiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektiv, por të dyja palët duhet të punojnë më intensivisht. Problemet tona ne duhet t’i zgjedhim dhe jo në Bruksel, Berlin apo në Paris. Komunikimi në Europë është më kryesorja dhe ne po punojmë.”,- tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidenti Pendarovski në orët e para të mëngjesin kanë realizuar një vizitë private tek Papa Françesku. Më pas, Papa ka realizuar një takim zyrtar me delegacionin e RMV-së ku përveç kabinetit të presidentit marrin pjesë edhe ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, dhe përfaqësues të Ambasadës së vendit tonë në Romë. RMV ka marrë përkrahje edhe nga presidenti italian, Sergjio Macarella. (Fitim Kryeziu, TVM2)