Mickovski: Meritojmë negociata pa çmim shtesë
Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave....

Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave që në qershor dhe pa bërë lëshime tjera duke mos e rënduar akoma popullin, aq më tepër me çmim të çështjeve identitare, tha kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski.
Këtë mesazh Mickovski e ka përcëlluar tek Bullgaria fqinje, BE si dhe të njëjtën ia ka kumtuar ministirt gjerman për Evropë Mihael Rot në takim.
Fton kreun e qeverisë Zaev të mos nënshkruajë marrëveshje tjera me fqinjin lindor në dëm të qytetarëve të vendit.
“Mos të luhet me identitetin e popullit maqedonas dhe me identitetin e kombit. Të mos pranojnë marrëveshje ku do të shkruhet qoftë një fjali me dy a më shumë kuptime dhe që do të prek identitetin e popullit maqedonas. Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nuk ka ndërmend ta respektojë atë marrëveshje. Ky mesazh është përcjellë edhe te autoritetet bullgare. Nuk kemi ndërmend të bëjmë koncesione nacionale shtesë. Shumë poshtërime ka duruar ky komb ky popull. Data duhet të jepet në qershor dhe unë ju apeloj politikanëve evropian, atë që e premtuan ta realizojnë.”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet që më së shumti ka pranuar dhe realizuar kushte nga BE dhe hapja e rrugës euro-integruese është meritë dhe jo lëmoshë, tha Mickovski nga qyteti Prilepit, duke komentuar takimin e sotëm në Romë, Pendarovski-Radev. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
