Gjendja epidemiologjike po përmirësohet, Danillovski: Të vaksinohen të rinjtë deri më 18 vjeç
Gjendja aktuale epidemiologjike po shkon drejt përmirësimit.....

Gjendja aktuale epidemiologjike po shkon drejt përmirësimit. Kështu konsideron epidemiologu Danillovski, sipas të cilit është me rëndësi që të arrihet nivel i lartë i mbrojtjes kolektive.
Sipas tij, nuk është me rëndësi se cili qytetar me Çfarë vaksine është vaksinuar dhe pret që deri në fund të qershorit pandemia të përhapet vetëm në raste individuale.
“Kjo do të ndodh kur incidenca katërmbëdhjetë ditore në 100 mijë banorë të ulet nën 20. Kjo ulje e rasteve të reja ka të bëjë me përqindjen e lartë të imunitetit kolektiv që është diku 65 për qind, nga ana tjetër ulet mundësia e transmetimit të virusit, sepse të gjitha mbledhitë bëhen në ambient të jashtëm. Në mënyrë hipotetike mund të themi se nëse ndodh ndonjë mutacion i virusit në vjeshtë duhet të kemi imunitet tek mbi 85 për qind e popullsisë.”,- deklaroi epidemiologu, Dragan Danillovski.
Sipas Dasnillovskit, interesim më të madh për t’u vaksinuar kanë të sëmurët që kanë kaluar Kovid-19, ndërsa qytetarët që nuk e kanë kaluar Kovid-19 presin dhe pikërisht ata duhet të kenë prioritet.
“Nëse marrim parasysh faktin se ka një armatë të tërë të popullsisë që as që mendojnë të vaksinohen më së paku 40 për qind, pyes se si do të arrimë 85 për qind e imunitetit kolektiv. Prandaj të rinjtë prej 18 deri në 40 vjeç, si faktorë më të sigurt për përhapjen e virusit, sepse nëse nuk e arrijmë këtë i rrisim mundësitë që virusi të ketë mutacione dhe të përballemi me ndonjë lloj maqedonas të Covid-19.”,- theksoi epidemiologu, Dragan Danillovski.
Në fushatën për vaksinim duhet të marrin pjesë të gjitha mediat dhe po ashtu duhet të përfshihen të rinjtë deri më 18 vjeç, sepse ata janë përhapësit kryesorë të Covid-19. (Flutura Latifi, TVM2)
