Maqedoni
Parashikimi i motit
28.05.2021 09:04
Moti sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm...

Moti sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja prej 21 deri në 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe me reshje të shiut sidomos paradite. Era paradite do të jetë mesatare, ndërsa pasdite do ketë erë të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë celsius.
Të shtunën dhe të dielën moti do të jetë stabil, ndërsa reshje të shiut priten në dy ditët e para të javës së ardhshme
