Maqedoni

MPJ organizon panel diskutim - “Rruga drejt forumit të Prespës për dialog”

28.05.2021 11:13

Paneli “Rruga drejt Forumit të Prespës për dialog” në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme...

Paneli “Rruga drejt Forumit të Prespës për dialog” në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot do të mbahet në Shkup si ngjarje hyrëse për Forumin e ardhshëm të Prespës për dialog, që do të mbahet më 1 dhe 2 korrik 2021.
 
Nikoqir i ngjarjes është ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa paneli është menduar si diskutim me ekspertë dhe me përfaqësues të organizatave civile në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe me përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante nacionale. Qëllimi i Panelit është të iniciojë çështje të ndryshme për shqyrtim të Konferencës së ardhshme për atë se si të krijohet dialog pozitiv në dhe mes vendeve dhe shoqërive të tyre, më pas si të arrihet përparim në përballjen me çështjet e rënda dhe aktuale, si të krijohet narrativë rajonale, të cilët mund të kontribuojnë drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe përforcimit të stabilitetit dhe sigurisë, të tejkalohet stagnimi në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe përballja me sfidat e shkaktuara nga pandemia me Kovid-19.
 
Paneli, gjithashtu, do të shërbejë si platformë për grumbullimin e ideve dhe propozimeve, të cilat do të prezantohen në Dokumentin e përbashkët rajonal politik, me rekomandime për politikat lidhur me ndikimin politik, ekonomik dhe sociali të marrëveshjeve rajonale dhe bilaterale në Ballkanin Perëndimor.