Maqedoni
Mbahet samiti i parë kombëtar startap, “Së bashku ndikojmë”
28.05.2021 11:31
Nën moton “Së bashku ndikojmë”, sot mbahet Samiti i parë kombëtar startap në të cilin mbi 20 përfaqësues...

Nën moton “Së bashku ndikojmë”, sot mbahet Samiti i parë kombëtar startap në të cilin mbi 20 përfaqësues të komunitetit startap të Maqedonisë së Veriut, së bashku me përfaqësues të Qeverisë do t’i definojnë hapat të cilat duhet t’i ndërmarrë shteti ynë që të pozicionohet si startap hap rajonal.
Samiti organizohet me qëllim të ndërtimit të komunitetit më të fuqishëm startap, përforcim të frymës sipërmarrëse në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe krijim të startapeve të suksesshme globale.
Ngjarja do të përmbajë katër panel diskutime: Startap eko sistem të Maqedonisë së Veriut: Ku jemi dhe ku dëshirojmë të jemi? 2016-2026; Inovacione – Histori të suksesshme të kompanive inovative të Maqedonisë së Veriut.startape; Qasje deri te financat dhe Impakt biznese në RMV – përparësi dhe sfida.Organizatorë të Samitit të parë startap kombëtar janë Startap Maqedoni dhe Biznes Impakt Lab, të mbështetur nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Programi sipërmarrës zviceran (Swiiss EP) që viteve të fundit aktivisht punon në zhvillimin e startap ekosistemeve të Maqedonisë së Veriut dhe përforcim të kapacitetit të komunitetit përmes mbështetjes në përballjen me sfidat me të cilat po përballet komuniteti.
