Maqedoni
Çairi nis largimin e veturave të braktisura
28.05.2021 14:14
Komuna e Çairit në koordinim me ndërmarrjen “Shkupi i vjetër”, filluan procesin e largimit e automjeteve motorike....

Komuna e Çairit në koordinim me ndërmarrjen “Shkupi i vjetër”, filluan procesin e largimit e automjeteve motorike jashtë funksionit të lëna anash para objekteve të banimit dhe hapësirave publike. Edhe pse i vonuar, qytetarët e anketuar nga TVM2 e përshëndetën aksionin në fjalë. Sipas tyre, tani do të ketë më shumë vende parkimi në territorin e komunës.
“Shumë mirë është kjo që ka bërë komuna, pasi ashtu edhe nuk ka vende parkimi. Ka shumë ashtu lloje makinash, është dashur më herët që të ndërmerret ajo.”,- tha një qytetar.
“Shumë mirë, të lirojnë rrugët, pengojnë ato që pastrojnë rrugët.”,- u shpreh një qytetar.
“Patjetër që duhet të largohen, nëse nuk është vend parkim i paraparë për ato patjetër që duhet larguar.”,- theksoi një qytetar.
Nga komuna e Çairit thonë se pronarëve u është dhënë afat prej 8 ditësh t’i largojnë automjetet e tyre, ndërsa pas këtij afati do të vijojnë mekanizmat e tjerë të largimit të makinave.
“Ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje vendosën paralajmërime në veturat lëndë e këtij aksioni, duke dhënë afat prej 8 ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve. Pas mbarimit të këtij afati të përcaktuar do të vijojnë mekanizmat tjerë të largimit të këtyre automjeteve nga hapësirat publike në përputhje me rregulloren nga ana e shërbimeve tona deri në largimin përfundimtar të tyre.”,- thonë nga komuna e Çairit.
Veturat e braktisura në territorin e komunës së Çairit janë të shumta, ndërsa kërkesa për largimin e tyre ka pasur shpeshherë nga qytetarët.
ZEKIRJA MEXHITI
