Maqedoni
MEPSO dhe MEMO, kërkesë te KRRE për rritjen e të ardhurave
28.05.2021 15:28
Kompanitë energjetike të vendit, MEPSO dhe MEMO, elektro- distribucioni deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës...

Kompanitë energjetike të vendit, MEPSO dhe MEMO, elektro- distribucioni deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës kanë dorëzuar kërkesat e tyre për rritjen e të ardhurave të tyre. MEPSO kërkon rritje të pjesës së sajë për transmetim për 143%, MEMO në pjesën me menaxhimin me tregun e energjisë për 45%, përderisa Elektro-distribucioni për 0.95%. Nëse KRRE plotësisht do ti pranonte kërkesat e kompanive energjetike, çmimi i fundit për energji për 1000 denarë do të rritej për 50 denarë.
“Komisioni ndikon vetëm në 38% të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa 62% është rezultat i ndikimeve të aktivitetit të tregut, përkatësisht komisioni rregullator ndikon vetëm në punën e monopolëve natyral”,- sqaron kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.
Rregullatorët javën e ardhshme do të fillojnë analizat për arsyeshmërinë e kërkesave për rritje të të hyrave të kompanive, kurse në fillim të qershorit do të shpall tenderin për prokurimin e energjisë elektrike deri në fund të vitit, ku Elektro Ekonomia duhet të ofrojë më së paku 70% nga sasia e nevojshme me rrymë për amvisëritë dhe për konsumatorët e vegjël, të cilët ende janë në tregun e kontrolluar. Pjesën tjetër prej 30% EVN Home do ta blej në tregun e lirë.
Deri më tani Elektro Ekonomia ka porositur nga EVN Home1 megavat në orë me çmim prej 38.8 euro. Deri më tani çmim më të lirë të energjisë elektrike paguajnë vetëm qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Tek ne 1 kilovat në orë kushton 4.8 denarë, në Kosovë 3.7, kurse në Serbi 4.7. Shqipëria paguan 5.6, Kroacia 8.0, kurse çmimin më të lartë të energjisë elektrike e paguajnë gjermanet, përkatësisht 14 denarë për një kilovat në orë.
ERSAN PAJAZITI
