Zaev: Preferoj mësimin me prezencë fizike, vendimi në shtator varet nga KSI

28.05.2021 18:55

Kryeministri, Zoran Zaev...

Kryeministri, Zoran Zaev, preferon që në shtator nxënësit t’u kthehen bankave shkollore, por kjo varet nga gjendja epidemiologjike, vlerësimin e së cilës e bën Komisioni për Sëmundje Infektive, thotë ai.

“Më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja me virusin Korona në fund të gushtit. Personalisht jam për mësim me prezencë fizike. Mendoj se do kemi gjendje stabile dhe tani që shifrat po ulen, do të duhej të ishte një bazë e mirë për mësim me prezencë fizike. Në rast se ka nevojë pastaj mund të shkojmë me masa të reja, përfshi edhe mbylljen, por mendoj se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë në mësim me prezencë fizike.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Filipçe: Plan për mësim me prezencë fizike në shtator

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se po shqyrtohet edhe mundësia e vaksinimit të fëmijëve nga 12 vjeç, që ata të mund t’i kthehen mësimit me prezencë fizike.

“E para evakuim i të gjitha rekomandimeve për vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç, pasi agjencia amerikane e barnave ka lejuar vaksinën e Fajzerit për vaksinimin e fëmijëve, me qëllim që nxënësit të kthehen në shkolla me prezencë fizike nga një shtatori.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në periudhën në vijim do të përpilohet plan për furnizim me vaksina të tilla të cilat nuk do të jenë obligative, tha ministri, i cili njëherit bëri të ditur se Komisioni për Sëmundje Infektive do të përpilojë edhe protokolle për mësimin me prezencë fizike në shkolla. (Gyltene Sinani, TVM2)