Maqedoni

Nxënësit nuk lexojnë lektyra, kërkojnë reforma

30.11.2014 16:03

Deshira per te lexuar librin e sidomos lektyren shkollore dita ditës po humbet interesimin nga ana e nxenesve...

Ne te shumten e rasteve rastisim ndoshta nje relacion shum te vaket mes nxenesit dhe librit.
 
Ndonëse njohin mirë tipet më të reja të celularëve, makinat më të shtrenjta apo tendencat e modës, por po  t’i pyesësh për autorë librash, eshte veshtire tu marres pergjigjen e duhur.
 
 Për nxënësit nuk janë interesante as lektyrat sepse sic thonë ata duhet të ketë reforma edhe në këtë drejtim, sepse nuk ngjallin interes  lektyrat nga të cilat kanë mësuar prindërit tanë.
 
“Duhet të ketë shum ndryshim sepse ato lektyra që  I kanë lexuar të vjetrit psh prindi im  ne vetëm se I kemi të kuptuara ato ka I kanë sqaruar duhe të ketë tërësisht ibra të reja lektyra apo disa shkrime”, shprehet qytetari.
 
“Sistemi arsimor duhet të reformohet të inkorporojë risi duhe tët jenë arsimtarët që janë të kuadër të botës së librit dhe që kanë njohuri më të thella nga letërsia qoftë kombëtare apo botërore dhe normalisht që rezultati nuk do mungojë”, shprehet qytetari.
 
Rënia e interesimit për të lexuar është problem global thotë Studjuesi i mirënjohur  Xhevat Lloshi, por pasi  kohët ndryshojnë,  ne duhet tu përshatemi trendeve bashkëkohore edhe në këtë sferë.
 
“Shijet e njerëzve ndryshojnë sfera ndryshon bashkë me të duhet të ndryshojnë edhe vlerësimet nga kritika nga botuesit mënyra si  e shikon një redaktor por për këtë luan një rol i rëndësishëm edhe mjetet e informimit psh televizioni”, shprehet studjuesi, Xhevat Lloshi.  
 
Për të nxitur intresim tek të rinjetë Lloshi propozon që recitimin  e poezisë duhet ta kenë në plan televisionet,  ka njerëz të cilat me kënaqësi do të dëgjonin këto poezi, kemi aktorë të shquar që kur lexojnë tingëllojnë me një forcë shprehëse dhe në këtë mënyrë zgjojnë interes edhe për rininë.