Maqedoni
Covid 19: 11 viktima, 33 raste të reja, 92 të shëruar
29.05.2021 15:13
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3777 testime të bëra ka regjistruar 33 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3777 testime të bëra ka regjistruar 33 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë shëruar 92 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 13 raste.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 11 pacientë, prej të cilëve pesë nga Shupi, dhe nga një pacient në Vinicë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë dhe Shkup.
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid janë hospitalizuar katër pacient, ndërsa 75 persona shërohen në reparte infektive në kryeqytet thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 155.246 prej tyre janë shëruar 147.473 kanë humbur jetën 5.398 dhe numri i rasteve aktive shënon 2.375.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
