Maqedoni
Qeveria: Tërheq pr/ligjin për ndërtimet pa leje; Zaev: Ndërtimet pa leje nga Shkupi 2014 nuk legalizohen
29.05.2021 15:36
Ndërtimet pa leje nga Shkupi 2014 nuk planifikohen me ligj të legalizohen...

Ndërtimet pa leje nga Shkupi 2014 nuk planifikohen me ligj të legalizohen, njëlloj edhe ndërtimet pa leje në rajonin e mbrojtur në Ohër nga Unesko.
Kështu vlerëson Kryeministri Zoran Zaev, sipas të cilit me moslegalizimin e këtyre objekteve pritet të përfundojnë procedurat juridike që këto objekte të largohen ndërsa rreth propozim ligjit për legalizim do të dësgjohet opinioni publik.
"Për objekte e Shkupit 2014 nuk ka legalizim sepse këto objekte nuk janë shtëpi, nuk janë banesa individuale dmth këto nuk janë ëët përfshira në ligje perkatëse dhe poashtu edhe ndërtimet pa leje në Ohër në përputhje me planin udhëheqës në rajonin e Ohrit sepse Uneskos përcaktimi është i qartë dhe me moslegalizimin e tyre prite që të mos largohen ato nga ketgoria e parë", u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë Ministri Bllagoja Boçvarski në pyetjen se a do të bëhet kategorizimi i ndërtimeve pa leje tha se nuk është i sigurt se a kanë komunat kapacitet për të bë rregjistar që do të vlenin me muaj dhe vite.
"Të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë këto kushte do të munden të aplikojnë deri te komunat e tyre që objektet e tyr etë vendosen në korniza ligjore dhe gajtë aplikimit ne do të numërojmë se për sa objekt ebëhet fjalë, objekte që i plotësojnë kushtet do të kenë zgjidhje, ndërsa ato që nuk i plotësojnë kushtet do t refuzohen", theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
Sipas Boçvarskit do të miratohet ligj që do të jetë më restriktiv dhe për të njejtin do të arrinë pajtueshmëri të gjitha partitë politike, OJQ të dhe i njejti do të jetë i pranueshëm edhe nga qytetarët.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
