Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Osmani: Do japim maksimumin në këto dy javë, zgjedhje të parakohëshme s’do ketë
29.05.2021 16:00
Qeveria do të sforcojë angazhim për të gjetë zgjidhje kompromisi me Bullgarinë...

Qeveria do të sforcojë angazhim për të gjetë zgjidhje kompromisi me Bullgarinë, në bashkëpunim me presidencën portugeze. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani thotë se takimi i presidentëve të dy vendeve përkatëse ka ndihmuar në kthimin e mirëbesimit mes palëve, ndëkaq paralajmëroi takim mes dy shefave të diplomacive dhe kryeminist maqedonas dhe atij bullgar.
“Ky takim ndërmjet dy presidentëve ishte një gur i rëndësishëm në rikthimin e mirëbesimit mes dy palëve, e cila ishte humbur në dy vitet e fundit dhe në kushte të mospasjes së besimit edhe problemet më të vogla duken të patejkalueshme. Pres ditët në vijim të ketë takim mes nesh që të mund të shfrytëzojmë këto dy javë që na kanë mbetur para vendimit të qertshorit për fillimin e bisedimeve. Unë nuk dua të rris pritjet e njerëzve për shkak se e kaluara na ka mësuar se më nuk varet nga ne edhepse dosja e jonë është perfekte në drejtim të fillimit të bisedimeve, por varret nga shumë faktorë”, u shpreh ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Pavarësisht epilogut në procesin e integrimit, Qeveria nuk planifikon të mbajë përgjegjësi politike. Zgjedhjet të parakohëshme nuk do të ketë, thotë Osmani.
“Jo nuk mendoj që ka një korelacion të tillë. Ne kemi mandat të plotë. Zgjedhjet e ardhëshme janë në vitin 2023 dhe ashtu do të vazhdohet”, theksoi Osmani.
Kontesti me Bullgarinë po mban peng miratimin e kornizës negocuese të Unionit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriu, përkatësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo po zbeh tendencat që vendi të vazhdojë procesin integrues në pako me Republikën e Shqipërisë.
SHPËTIM NUREDINI
