Maqedoni

Zaev: Ribalanci i buxhetit do të thotë zhvillim

29.05.2021 16:23

Ribalanci i arkës së shtetit sipas të gjitha gjasave do të ndodh në pjesën e dytë të qershorit...

Para se t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, Ministria e Financave po bën konsultimet e fundit me institucionet e tjera për të parë ku duhet hequr dhe ku duhet shtuar fondet. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi daljen nga pandemia dhe zhvillimin e ekonomisë. Është i kënaqur nga parametrat që tregojnë grumbullimin e të hyrave publike.      
 
“Rebalanci i buxhetit do të thotë zhvillim. Hyjmë në pjesën zhvillimore të ekonomisë tonë dhe po dalim nga pandemia por gjithashtu  na duhen para për të paguar vaksinat; kemi në plan të plotësojmë kërkesën e opozitës për terminale për të vënë gisht, të ashtuquajtura “fingerprint”; planifikojmë të zhvillojmë politikat bujqësore; të përkrahim të gjitha pakot e masave dhe të jemi të gatshëm për çdo gjë që pason”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Zaev paraqet planin ndërhyrës për investime
 
Qeveria prezantoi edhe Planin ndërhyrës për investime në periudhën 2021-2027. Fokusi I investimeve do të jetë në fushën e infrastrukturës energjetike, infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe gazi por edhe menaxhimi I mbetjeve.
 
“Planin ndërhyrës për investime në periudhën 2021-2027 paraqet një hap të qartë dhe të vendosur post kovid, i përgatitur në kohë me të cilin dalim nga kriza e pandemisë dhe me të cilin e trasojmë rrugën e ekonomisë maqedonase konformë trendeve botërore për sigurimin e kushteve cilësore për jetë për çdo qytetar”, theksoi Zaev.   
 
VMRO DPMNE: Plani është një gënjeshtër e bukur
 
Plani i qeverisë për opozitën maqedonase është vetëm gënjeshtër e bukur në letër. Sipas VMRO DPMNE-së, zaev ka dështuar në plotësimin e premtimeve për pesë miliardë investime, në dy vitet e fundit ndërsa borxhi public po rritet.    
 
“Qeveria më e korruptuar në Evropë e kryesuar nga Zoran Zaev në vend të vendeve të punës ofron gëgjeshtra me ngjyra dhe po e mashtron opinionin.Po të mundeshin kishin katër vite që të bënin diçka për ekonominë por në realitet po fundosemi çdo ditë dhe po varfërohemi. Nuk ishin të aftë të realizojnë as ato pesë miliardë euro që premtuan para ca kohë, nuk do të munden të realizojnë as këto miliarda euro që premtojnë tani”, u shpreh Gordan Dimitrievska Koçovska nga VMRO DPMNE. 
 
Planin ndërhyrës për investime në periudhën 2021-2027, ka për pikënisje progranin investues evropian, prej pretendon të thith  rreth një miliardë euro nga 9 miliardë euro që ofron BE për rajonin.
 
SHPËTIM NUREDINI