Maqedoni
Konferenca e parë ndërqeveritare, Arsovski: Sofja, tone të qeta, jo dhe ndryshim qëndrimesh
29.05.2021 16:45
Zbutja e zërave nga Sofja zyrtare në drejtim të zgjidhjes së kontestit dyplaësh është i mirëseardhur...

Zbutja e zërave nga Sofja zyrtare në drejtim të zgjidhjes së kontestit dyplaësh është i mirëseardhur dhe jep shpresë për lëvizje nga vendi por kjo nuk është garancë e plotë ka u krijuar kushtet për krijimin e kornizës negociuese si dhe nga ana tjetër pa u deklaruar qartë Sofja zyrtare se ka lëshuar pe nga linjat e kuqe, vlerëson analisti politik, Petar Arsovski.
Mundësinë më të mirë ai e shef në ndarjen e problemit me Bullgarinë nga negociata me BE-në. Megjithatë nuk mendon se ka mundësi kjo të ndodh sigurt kur në Sofje tani kemi qeveri teknike dhe jo politike.
"Është e vërtetë se në këtë periudhë nga Bullgaria, nga presidenti Radev vijnë tone më të qeta rreth çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë por k jo për momentin nuk do të thotë asgjë derisa nuk arrihet vendim përfundimtar për konferencën e parë ndërqeveritare. Aktivizimi shtesë i bashkësisë ndërkombëtare dhe Portugalisë dhe Gjermanisë na destinon në mendimin se ndoshta shanset janë rritur. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm sepse në bazament korniza pozicionuese e Bullgarisë nuk është ndryshuar .Qeveria teknike nuk ka mandat për zgjidhje përfundimtare për këtë çështje. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të ndahen dy çështjet, problemi me Bullgarië në njërën anë, dhe bisedimet në anën tjetër", u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
Politikologu Alek Mally në analizën e tij publikuar në gazetën kryesore të çështjeve evopiane “ Evropa e Re” ka shkruar se samiti i qershorit është definitivsht një pasqyrë se si po shkon procesi i zgjerimit të BE-së, duke pasur parsysh kontestin bullgaro-maqedonas dhe a duhet dhënë të drejtë euro-skeptikëve apo jo.
"Ditëve të fundit zyrtarët në Sofje kanë lëshuar deklarata që tregojnë një gadishmëri për të ecur përpara në kushtet e duhura, madje edhe para zgjedhjeve të korrikut. Koha do të tregojnë nëse kjo është diçka më shumë se taktikë" - ka shkruar politikologu, Alek Mally.
Ndërkohë, shpresat për një epilog të mirë në favor të vendit tonë janë shtuar edhe nga autoritetet e vendit, por gjithnjë me një rezervë se nuk duhet rritur pritshmëritë ngase në Bruksel në mungesë të unanimitetiti sipas tyre ndodhin të papriturat.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
