Maqedoni

Struga: Plazhe të rregulluara, jo ndërtime pa leje

29.05.2021 18:17

Pikat më problematike në bregun e Liqenit të Ohrit janë lumi Sateska, kallama në Podmollje dhe fshati Radozhda...

Pikat më problematike në bregun e Liqenit të Ohrit janë lumi Sateska, kallama në Podmollje dhe fshati Radozhda. Në Sateskë ka mbetje kimike ndërsa kallamat  në Podmolje janë mbi hedhurinat që janë lënë pas dore si të harruara dhe në fshatin Radozhdë ndërtimet zhvillohen në lum konsiderojnë shkenctarët.
 
Nuk guxon të ndërtohet në vijën e parë të bregut të liqenit, kjo është e paraparë edhe me logj andaj reagimet e Uneskos janë të arsyeshme. 
 
"Ne fillimisht duhet ta pastrojmë oborrin tonë, Unesko nuk brengoset shumë, Unesko ka rregulla dhe nëse nuk respektohen do të na fshiejë nga trashëgimia kulturore.  Nuk mund të ndërtohet në bregun e liqenit të Ohrit, ku ndërtimet janë të  ndaluara me ligj", u shpreh gazetari Toni Niçevski.
 
Plazhe të rregulluara duhet të ketë por jo me beton dhe hekur. Shteti duhet të merr masa që të tërhiqen të gjitha ndërtimet pa leje edhe në Strugë.
 
"Ndërtime pa leje janë muri prej 20 deri 50 cm lartësi dhe disa platforma që janë ndërtuar në fshatin Radozhdë. Asnjëra nga këto nuk shkaktojnë dëm apo ndotje të liqenit", theksoi kryetari i komunsë së Strugës, Ramiz Merko. 
 
"Shteti duhet ti zgjidh këto probleme, nuk ka mundësi të bëjë cfarë të  dojë Kryetari i Komunës apo dikush tjetër, Nëse ajo është e dëmshme për rrethinën dhe bukuritë natyrore do të rrënohet", u shpreh gazetari Toni Niçevski.
 
Shkenctarët sugjerojnë që plazhet të rregullohen në mënyrë të unifikuar, pa rrethoja, mure dhe beton. 
 
FLUTRA LATIFI TOPOJANI