Botë
Paqe “e brishtë” në Gaza, vijojnë tensionet me Izraelin
29.05.2021 19:06
Një javë pasi hyri në fuqi një armëpushim me Izraelin, njerëzit në Gaza po përpiqen të kthehen në një lloj normaliteti...

Konflikti ishte i shkurtër, por shumë i ashpër, ku u shënuan 250 viktima, kryesisht palestinezë. Uji, pajisjet shëndetësore dhe ndërtesat arsimore janë ndër infrastrukturat e dëmtuara ose të shkatërruara.
Gjysma e linjave të energjisë elektrike në Gaza nuk funksionojnë më dhe më shumë se një duzinë objektesh mjekësore u dëmtuan, thanë vëzhguesit.
Raketat dhe sulmet ajrore kanë ndaluar, por paqja mbetet ende e brishtë. Të premten protestuesit hodhën gurë ndaj Forcave të Sigurisë izraelite midis përplasjeve në fshatin Baita, në jug të Nablus në Bregun Perëndimor.
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, deklaroi se një 26-vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
