Botë

Zjarr në spitalin Covid në Brazil, vdesin 4 pacientë

29.05.2021 19:38

Zjarri që ra në një spital Covidi në Brazil u mori jetën të paktën 4 pacientëve...

Zjarri që ra në një spital Covidi në Brazil u mori jetën të paktën 4 pacientëve.
 
Ngjarja ndodhi në qytetin Arakazhu në verilindje të vendit ku zjarri shpërtheu në 6 e 30 të mëngjesit me orën lokale.
 
Flakët u vunë menjëherë nën kontroll bëjnë të ditur mediat vendase dhe u bë evakuimi i 35 pacientëve të cilët u transferuan në një spital tjetër.
 
Bashkia e Arakazhu nuk jep detaje për shkakun e zjarrit për të cilin thotë se po hetohet./Top Channel