Botë

Kosovë: 23 raste me virusin korona në 24 orë

30.05.2021 13:24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 raste...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 2,120 mostrave.
 
Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me këtë virus.
 
IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 130 pacientë derisa raste aktive janë 2,380.
 
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,405 pacientë me këtë virus.
 
Prej tyre 2,243 kanë vdekur.