Maqedoni
Heqja e maskave në ambient të hapur, qytetarët: Vendim i duhur nga kompetentët
30.05.2021 14:16
Përkshak të numrit të vogël të të infektuarve nga koronavirusi këtë javë pritet të ketë lehtësim...

Përkshak të numrit të vogël të të infektuarve nga koronavirusi këtë javë pritet të ketë lehtësim të masave mbrojtëse. Vendimi për ndryshimin e masave restrictive anti covid pritet të filloj nga 1 qershori, fillimisht me heqjen e maskave në ambient të hapura, por që obligative do të mbetet mbajtja e tyre në ambiente të mbyllura ku nuk mund të rrespektohet distance e nevojshme.
Qytetarë të anketuar nga TVM2 te ndarë në qëndrimet e tyre sa I përket kësaj mase. Disa thonë që maska nuk është dashur të mbahej fare në ambient të hapur, e disa të tjerë thane që cdo masë e cila vendoset nga kompetentët duhet rrespektuar.
Pavarësisht të gjithave, thonë se tani ka ardhur koha që përfundimisht tit hemi lamtumirë heqjes së maskave, dhe përshëndesin një rekomandim të tillë nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
"Është mirë që më në fund që kjo cështje të rregullohet, por mendimi im edhe më hërët ishte që nuk duhet të mbahet maska në ambient të hapur".
"Unë mendoj së mir ësht mu mbrojt, duhet mu mbrojt. Nuk e di mirë, si të thotë shumica edhe duhet ashtu të veprosh".
"Është koha që maskat të hiqen, mjaft u munduam me maska, do ta kemi më lehtë që të marrim frymë".
"Un jetoj në Amerikë, Teksasi është i lirë, nuk ka ma maska edhe këtu nuk duhet të ketë", shprehen qytetaret e anketuar.
Përvec maskave mbrojtësë që nuk do të jenë të detyrueshme jashtë, maskat akoma vazhdojnë të mbahen në hapsirat e mbyllyra, transport public dhe kudo që distanca e rekomanduar nuk mund të mirëmbahet.
Grupimi nëpër parqe nuk do të ndalohet, do të lejohet organizimi I dasmave dhe ahengjeve në ambient të hapur me një kapacitet prej 50% e hapsirës, por jo më shumë se 100 të ftuar. Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tryezë të jetë gjashtë.
Ndeshjet sportive që luhen në fusha të hapura do të luhen me public por maksiumumi do të jetë 30% të kapaciteti të stadiumit, Restorantet mund të pranojnë gjashtë persona në një tavolin, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera si dhe ora polocire ende vazhdon të mbeten në fuqi.
Nga java tjetër komisoni për sëmundje infective dhe organizatorët e koncerteve pritet të punojnë në specifikimin e protokolleve për mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve në ambient të hapur.
Nga ministra e shëndetësisë apelojnë që masat te respektohen që mos të vijmë deri tek përkeqësimi I sitautes "Situata është e stabile, por përvoja na ka treguar se lehtë mund të përkeqësohet nëse masat nuk respektohen ashti siç është planifikuar. Prandaj, ne u bëjmë apel bizneseve dhe qytetarëve që t'i përmbahen plotësisht rekomandimeve ", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
SEDAT SELIMI
