Maqedoni
VMRO-DPMNE: Nuk jemi nervoz, LSDM të nxjerrë “bombat”
30.11.2014 16:47
VMRO-DPMNE ka kërkuar që LSDM lirisht të publikojë gjithçka që po paralajmëron në opinion...

Partia në pushtet reagoi pasi partia më e madhe opozitare paralajmëroi skandale dhe afera për qeverinë aktuale duke i pagëzuar si ‘bomba’ kundër pushtetit.
“Jemi të vetëdijshëm se edhe sot sikur dy muaj më parë, dikush nga opozita do të dal duke shfaqur fuqinë me bomba, guximin dhe të rrah gjoks përmes sulmeve të pa artikuluara ndaj partisë sonë. VMRO-DPMNE edhe kësaj radhe në mënyrë preventive i bën thirrje udhëheqësisë së LSDM-së, për herë të tretë, lirisht të publikojë gjithçka që ka për opinionin”, apeloi VMRO-DPMNE, duke hedhur poshtë pretendimet se tek ta po mbizotëron nervozizëm.
