Covid 19: 10 viktima, 23 raste të reja, 1.191 të shëruar
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.191 pacientë të shëruar nga virusi korona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë...

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.191 pacientë të shëruar nga virusi korona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2755 testime të bëra ka regjistruar 23 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 10 persona.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 15 raste. Më shumë raste aktive me virusin korona ka në Shkup 506, pasuar nga Kumanova 114, Manastiri 61, Tetova ka 49, Struga 26, Gostivari 24.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 10 pacientë, prej të cilëve pesë nga Shkupi, dhe nga një pacient në Kumanovë, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Koçan.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 155.269 prej tyre janë shëruar 148. 664 kanë humbur jetën 5.408 dhe numri i rasteve aktive shënon 1.197
